Rreth Nesh

 

Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2013 si investitor dhe kontraktor i përgjithshëm (EPC). Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në cdo projekt të sajin.
 
Progeen ka kryer me sukses projekte ndërtimi në rolin e investitorit si Rezidenca Progeen 1, Progeen 2, Rezidenca Rainbow dhe Rezidenca IRIS. Gjithashtu ka kryer projekte me celësa në dorë për shoqëri ndërkombëtare si Shoqata FARA, All For Freedom, ALEAT, UNDP, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Tirana International Airport, etj.
 
Momentalisht Progeen është duke zhvilluar projekte ndërtimi si investitor me sipërfaqe të përgjithshme 123,677 m2 dhe gjithashtu disa projekte të tjera ndërtimi civil dhe infrastrukturor në rolin e kontraktorit me siperfaqe të përgjithshme 71,307 m2.
 
Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.
 

STAFI

Progeen shpk ka në organikën e saj mbi 180 punonjës të kualifikuar nga të cilët një staf administrativ e teknik prej mbi 54 profesionistësh të cilët mbështesin operacionet e përditshme në kantiere, projektim, shitje, marketing dhe financë. Shoqëria mbështet stafin e saj profesionalisht, inkurajon inovacionin dhe kultivon vlera njerëzore e profesionale në çdo hallkë të organikës së saj.
 
Stafi teknik i PROGEEN përbëhet nga:
- 6 arkitektë
- 40 inxhinierë (të fushave të ndryshme)
- 4 specialistë finance
- 4 specialistë marketingu & shitje
 
Shoqëria ka një staf teknik të përbërë prej arkitektësh, inxhinierësh projektues e zbatues dhe staf mbështetës që bëjnë të mundur ndjekjen e të gjitha proceseve të ndërtimit.
 
Mbështetja e vazhdueshme nga stafi inxhinierik jep mundësinë e fleksibilitetit të lartë edhe në rastet kur gjatë projektit lind nevoja për përmirësime apo ndryshime të rastit nga projekti fillestar.
 
Stafi i projektimit brenda kompanisë mundëson efikasitet të lartë në projektimin arkitekturor dhe inxhinierik si edhe ndjekjen nga afër të të gjitha fazave të zbatimit me të gjitha dinamikat e tij.

ÇERTIFIKIMET

Kompania punon me standartet më të larta të ndërtimit në vend. Gjithashtu kompania ka marrë edhe çertifikimet e mëposhtme që i aplikohen menaxhimit të veprimtarive të ndërtimit.