Rezidenca “Rruga Bardhyl”

Ndërtesë rezidenciale dhe shërbimesh. 

Rezidenca është një godinë gjashtë katëshe në Unazën e Tiranës në Rrugën Bardhyl me vetem katër kate banimi e përsosur për banim apo për zyra. Godina është e ndërtuar me standartet më të larta të ndërtimit në vend. Detajet e ndërtimit përfshijnë:

  • Termoizolim tërësor: Fasada e ventiluar e kombinuar me sistemin kapotë të veshur me pllaka terracotta me tullën termike poroton mundëson termoizolim të shkëlqyer dhe një zgjidhje arkitektonike shumë estetike.
  • Izolim Akustik: Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me nje shtrese lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal. Gjithashtu aplikohet dyshemeja notuese me një membranë për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës dhe kolonave.
  • Ventilim i pavarur: Puset teknike individuale eliminojnë qarkullimin e aromave ndërmjet apartamenteve prej tubave të ajërimit të kuzhinës apo të tualeteve.
  • Vetrata Franceze: Dritaret janë të larta (fillojnë nga kuota 26cm mbi dysheme) dhe sigurojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës . Rezidenca vjen me dritare duralumini termik dopjo xham e gaz argoni me koefiçent të ulët të transmetimit termik.
  • Lartesi kati 3m (dysheme-tavan)
  • Ka 2 kate parkim te aksesueshem nepermjet aksesorit dhe shkalleve.

Per informacione lidhur me shitjen mos hezitoni te na kontaktoni ne numrin +355 68 8042004 ose info@progeen.com

Meso më shumë