“Rezidenca Rainbow”

Rezidenca Ranibow është e pozicionuar në zonën më të qetë të lagjes Don Bosko. E vendosur në zonën rezidenciale të Don Boskos në rrugën Albanopol, ajo është konceptuar të ofrojë një shtëpi komode dhe jetë të pasur komunitare me mbi 75% hapësirë të përbashkët të gjelbër. Rezidenca është vetëm 1 km nga Zogu i Zi, 1.3 km nga Bulevardi Zogu i Parë dhe 1.9km nga qëndra e Tiranës.
 
Në afërsi të rezidencës gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme rezidenciale, si kopshte, shkolla, qëndra shëndetësore, supermarkete, banka, restorante, palestra etj. Zona është lehtësisht e aksesueshme me këmbë, automjet apo transport publik. Në zhvillimin e Tiranës policentrike, zona e Don Boskos gjithnjë e më shumë po i përngjan një qëndre të re qyteti shumë afër qëndrës së Tiranës.
 
Rezidenca Rainbow në "Rrugen Muzaket" - Don Bosko është konceptuar me standartet më të larta të ndërtimit në vend. Detajet e ndërtimit përfshijnë:
  • Termoizolim tërësor: Sistemin kapotë me tullën termike poroton mundëson termoizolim të shkëlqyer,
  • Izolim Akustik: Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privacinë. Muratura e dyfishtë me nje shtrese lesh guri ndërmjet apratamenteve është aplikuar për izolim akustik maksimal. Gjithashtu aplikohet dyshemeja notuese me një membranë për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës dhe kolonave.
  • Ventilim i pavarur: Puset teknike individuale eliminojnë qarkullimin e aromave ndërmjet apartamenteve prej tubave të ajërimit të kuzhinës apo të tualeteve.
  • Vetrata Franceze: Dritaret e larta sigurojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës . Rezidenca vjen me dritare plastike dopjo xham e gaz argoni me koefiçent të ulët të transmetimit termik.
  • Hapësira rekreative & të gjelbra: 75% e sheshit të ndërtimit proojektuar hapësirë e gjelbër e rekreative me stola dhe elementë të tjerë të arredimit urban.
  • Tarracë funksionale: Tarraca e rezidencës është e konceptuar pjesërisht si një hapësirë e përbashkët shplodhëse dhe pjesërisht me sipërfaqe të posaçme për panele diellore për secilin apartament

Meso më shumë