Projekte

REZIDENCA RAINBOW

Rezidenca "Rainbow" është një objekt me dy seksione me një stil shumë të vecantë arkitekturor e pozicionuar në zonën e "Don Boskos".
 
Godina ka një harmoni dhe kombinim ngjyrash, gjë e cila e dallon nga çdo ndërtim tjetër i zonës.
 
Godina është projektuar sipas standardeve evropiane. Rëndësi e vecantë i është dhënë izolimit akustik dhe termik si dhe ngjyrave të përdorura në fasadën e jashtme.
 
Godina ka hapësira te mire organizuara rekreative dhe teknike me gjelbërim të mjaftueshëm dhe sheshe. Tarraca e godinës ka hapësira rekreative si edhe vende për panele diellore për cdo apartament.
 
Vendndodhja: Rruga "Muzakët", Lagjia "Don Bosko" / Tiranë
Funksioni: njësi tregtare | 8 kate banim | 1 kat parkim
Afati i punimeve: 2017 - 2020
Investitor: Progeen shpk
 
Vlera e projektit: 8.83 milionë euro
Sipërfaqe ndërtimi: 11,780 m2
Tipi i kontratës: Investim, Projektim, Ndërtim