Projekte

REZIDENCA IRIS 2021-2023

IRIS 2021-2023 është vazhdimi i konceptit të IRIS duke shtuar elementë si fasada e ventiluar, hapësirat e gjelbëruara etj.
 
Dy objektet e reja në ndërtim përbri godinës ekzistuese përbejnë fazën e dytë të ndërtimit të kompleksit Rezidencial IRIS të përberë prej tre godinash dhe me hapësira teknike autonome për secilën godinë.
 
Godinat do të ndërtohen me të njëjtin standard të lartë ndërtimi karakteristik të Progeen shpk që përfshin termo-izolimin tërësor, izolimin akustik maksimal, ventilimet individuale, instalime për panele diellore, lartësi kati 2.87 m etj.
 
Vendndodhja: Rruga "Zihni Sako", pranë "Oxhakut", Tiranë
Funksioni: 2 kate njësi tregtare | 6-7 kate banim | 2 kate parkim
Afati i punimeve: 2021 - 2023
Investitor: Progeen shpk dhe Enos shpk
 
Vlera e projektit: 6.3 milionë euro
Sipërfaqe ndërtimi: 7,974 m2
Tipi i kontratës: Investim, Projektim, Ndërtim