Projekte

Monumente - Ashraf 3

Në qytezën Ashraf 3 u ndërtuan disa monumente të cilat përkujtojnë martirët e rënë në luftën për lirinë e Iranit kundër regjimit Islamik. Elementët vertikal të realizuar me gurë mermeri që qëndrojnë në struktura metalike përmbajnë yje të cilët simbolizojnë jetët e sakrifikuara per lirinë e Iranit. Harku qendror i cili ndodhet në fund të shkallëve të gurit është një vend meditimi e përkujtimi i sakrificës së tyre.

Përveç këtij monumenti, në hyrje të kampit është ndërtuar edhe një hark me dy luanë mbi të i cili simbolizon të ardhmen e këtij vendi pas fitores së lirisë.

I gjithë projekti u projektua dhe u zbatua nga Progeen në një kohë rekord për të qenë gati gjatë evenimentit Free Iran 2019.