Projekte

“HARTIM I PROJEKTIT DHE ZBATIMI I PUNIMEVE PËR NDËRTIMIN E GODINËS 6 (SEKSIONI A) NË ZONËN ZHVILLIMORE “KOMBINAT”

Këto godina po ndërtohen në kuadër të rindërtimit të banesave të dëmtuara gjatë tërmetit të Nëntorit 2019 nga Bashkia Tiranë. Progeen shpk, si lideri i bashkimit të operatorëve ekonomikë të krijuar për këtë projekt do të ndërtojë disa godina në këtë zonë.

Projekti arkitekturor i fasadave të godinave i propozuar nga Progeen, ishte edhe projekti i përzgjedhur për godinat e lotit 5 dhe lotit 6 të zonës zhvillimore Kombinat.

Godinat janë projektuar dhe do të ndërtohen po nga Progeen shpk me të gjitha kushtet bashkekohore për një jetesë komode të familjeve të cilat humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit. Kontrata është projektim-zbatim me celësa në dorë.

 
Vendndodhja: Kombinat, Tiranë
Funksioni: 1 kat njësi tregtare | 6-8 kate banim | 1 kat parkim
Fillimi i punimeve: 2021
Investitor: Bashkia Tiranë
 
Vlera e kontratës: 4.72 milionë euro
Sipërfaqe ndërtimi: 12,000 m2
Tipi i kontratës: Projektim, Ndërtim me çelësa në dorë