Projekte

11 GODINA REZIDENCIALE DHE SHERBIMI, HOTEL & MONUMENTE NE ASHRAF 3

Progeen ndërtoi 11 ndërtesa për anëtaret e Opozitës Iraniane në Mërgim të cilët jetojnë në Shqipëri. Ndërtesat ofrojnë një hapësirë të rehatshme për jetesë dhe punë. Këto ndërtesa janë pjesë e projektit Ashraf 3, një qytet i vogël Iranian në Shqipëri i cili tashmë ka të gjithë facilitetet e nevojshme për një jetesë të rehatshme. 11 Godinat e para 2 katëshe u ndërtuan në vetëm 4 muaj.
 
Gjithashtu në një afat 3 mujor u ndërtuan disa monumente të cilat përkujtojnë martirët e rënë në luftën për lirinë e Iranit kundër regjimit Islamik. Elementëtvertikal të realizuar me gurë mermeri që qëndrojnë në struktura metalike përmbajnë yje të cilët simbolizojnë jetët e sakrifikuara për lirinë e Iranit. Harku qëndror i cili ndodhet në fund të shkallëve të gurit është një vend meditimi e përkujtimi i sakrificës së tyre.
 
Përveç këtij monumenti, në hyrje të kampit është ndërtuar edhe një hark me dy luanë mbi të i cili simbolizon të ardhmen e këtij vendi pas fitores së lirisë. Gjithashtu u ndërtua një njësi akomoduese i cili priti personalitete të famshme të politikës botërore.
 
Vendndodhja: Manëz / Durrës
Funksioni: Godina banimi, Ambiente Akomoduese & Dekor Urban
Afati i punimeve: Shtator - Nëntor 2016, Maj-Korrik 2019
 
Vlera e kontratës: 2.2 milionë euro
Sipërfaqe ndërtimi: 9,400 m2
Tipi i kontratës: Projektimn, Ndërtim me çelësa në dorë