Magazinier | Durrës

Magazinier (Durrës)

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Magazinier

Departamenti: Financë

Vendndodhja: Durrës

Përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe kryen me sukses çdo proces që lidhet me magazinimin e materialeve të ndryshme të kompanisë;
  • Kontrollon dhe është përgjegjës për lëvizjen e materialeve;
  • Përpilon fletë hyrje/dalje dhe kryen regjistrimin e tyre në programin financiar Alpha Web;
  • Kryen inventarizimin sipas nevojave të kompanisë;
  • Realizon ruajtjen e dokumentacionit të mëparshëm, si dhe atij aktual sipas kërkesave të kompanisë;
  • Bashkëpunon me financën për të kontrolluar përputhshmërinë e regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të materialeve.

Kualifikimet:

  • Diplomë e studimeve të larta ose të mesme.
  • Eksperiencë pune jo më pak se 2-3 vjet si Magazinier.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e paketës MC Office, dhe njohuri mbi programin financiar Alpha Web;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  • Të jetë i disponueshëm për të lëvizur në kantieret e kompanisë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

APLIKO