MIRËSEVINI

Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor i përgjithshëm (EPC). Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ka kryer me sukses projekte ndërtimi në rolin e investitorit si Rezidenca Progeen 1, Progeen 2, Rezidenca Rainbow dhe Rezidenca IRIS. Gjithashtu ka kryer dhe ka në proces projekte me çelësa në dorë për shoqëri ndërkombëtare si UNDP, Eagle Hills International, Shoqata FARA, All For Freedom, ALEAT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Momentalisht Progeen është duke zhvilluar projekte ndërtimi si investitor me sipërfaqe të përgjithshme 123,677 m2 dhe gjithashtu disa projekte të tjera ndërtimi civil dhe infrastrukturor në rolin e kontraktorit në sipërfaqe totale prej 71,307 m2.

Projektim

Ndërtim

Menaxhim Dokumentacioni

UNIVERS CITY

Progeen shpk do të ndërtojë 8 godina si investitor në projektin e ri UNIVERS CITY nga Balfin Group.

I projektuar për të gjithë njerëzit, për çdo nevojë, dhe për të rritur cilësinë e jetës së kujtdo, Univers City është qyteti i ri i cili po krijohet brenda Tiranës.

Lexo më shumë

TIRANA UPTOWN
RRUGA 5 MAJI

Kompleksi ka një arkitekturë bashkëkohore dhe teknologji ndërtimi të standarteve të larta si fasadë e ventiluar, dritare termike, izolim akustik, ventilime individuale, instalime për panele diellore etj.

Lexo më shumë